
Jonida Roli
- Poemë -
Kush jam Unë?
Kush jeni ju?
Nga keni ardhur?
Ku po shkoni?
Ç'është e gjithë kjo?
A keni përgjigje për këto?
Loja Ime është e përjetshme,
Nga begatia e madhe erdha,
Në begati Unë qëndroj,
Begatinë ty ta kthej.
Nëse ju nuk e kuptoni këtë,
Turpi është juaji!
A e dëgjuat?
Trupi Im,
Është burimi i energjisë,
Në lumin e kohës
Engjëjt kalojnë, epokat vijnë e shkojnë,
Dhe Unë shfaqem e zhdukem
Me gjithçka Unë luaj kuka-fshehti,
Në: Sa hap e mbyll sytë!
Unë jam Grimcë,
Unë jam Valë,
Rrotullues me shpejtesinë e rrufesë.
Unë jam Luhatja,
Unë jam Princi,
Unë jam duke bërë,
Kjo është vepër,
Por vepra Ime.
Unë jam galaktikë, zbrazëtia e hapësirës
Në Rrugën e Qumështit.
Unë jam i Çmenduri,
Por i sakti.
Unë jam mendimtari, i menduari, mendimi.
Unë jam kërkuesi, ai që kërkon, kërkimi.
Unë jam vika e vesës, shkëlqimi i diellit, stuhija,
Unë jam fenomeni, fusha, forma.
Unë jam shkretëtira, oqeani, qielli.
Unë jam Më i Lashti!
Në ju Jam:
Ndërgjegjia e pastër e pakufijshme,
E vërteta, ekzistenca.
Në shprehjet e pafundme unë vij dhe shkoj,
Luaj kukafshti me to,
Në xixëllimën e syve,
Por, loja ime është përjetësia.
Për ju Jam:
Drita, errësira,
E mira, por kurrë e keqja.
Ju më kërkoni, Unë ju arrij.
Ju më largoni, Unë ju dënoj.
I largëti, i afërti.
Engjëjt fluturojnë
Ndërsa Unë brenda thellësive
Mbetem.
Sërish,
Nga begatia erdha,
Në begatinë unë fort qëndroj.
Bashkohuni me mua, në vallen time.
Ju lutem, bashkohuni me mua tani.
Por, nëse ju harroni veten tuaj,
Ju kurrë nuk do të dini se si,
Kjo lojë është luajtur
Në shtratin e oqeanit të Përjetësisë.
Ndaleni këtë agoni të dëshirave tuaja,
Hiqini nga vetja këto kotësira.
Mos mendoni, mos ngurroni.
Kthehuni brenda vetes
Vetëm krijoni ... vetëm krijoni...
VETVETEN!
Loja ime është Përjetësia,
Nga begatia erdha,
Në begatinë Unë qëndroj,
Në begati Unë ty ta kthej.
Por, nëse ju nuk kuptoni,
Turpi është vetëm i JUAJI.
Më dëgjuat?
Por, a më kuptuat?
Nuk ka komente:
Posto një koment