e enjte, 2 korrik 2009

Gjenialiteti


Jonida Roli

Esse


Ç’është gjenialiteti? Nga buron kjo dhunti e rrallë tek individë të caktuar? Është një dhunti Hyjnore apo thjesht një kultivim i veçantë të njeriut? Gjenitë lindin apo shndërrohen të tillë me zhvillimin e intelektit gjatë proçesit të tyre të rritjes?

Në fakt, mbi këtë faktor lindin shumë pyetje të cilat, vetëm disave prej tyre, u janë dhënë disa përgjigje psikologjiko-mjeksore. Gjenialiteti, nuk është vetëm një dhunti e përcaktuar.
Sipas analizave mjeksore, ajo është një përzierje multidimensionale talentesh, një ndërthurje qelizash të individit mbartës. Ky person mund të lindë nga hiçi i talentuar, ose natyra mund të krijojë një përzierje të përsosur të qelizave të ADN-së të mbarur nga prindërit e tij. Por, këtu qëndron pyetja e madhe: Kjo përzierje e përsosur e ADN-së për krijimin e gjenialitetit njerëzor, lind natyrshëm e rastësor apo ndikimi Hyjnor na tregon se natyra jonë njerëzore ka fuqinë të jetë e plotfuqishme me një Hyjnizim Shpirtëror, Mendërisht dhe Artistikisht. Vetëm një faktor është i sigurtë: Individët të cilët janë të përcaktuar për të qenë mbartës të këtij kokteili talentesh të gjenialitetit, “vulosen” që në vegjëli, si të tillë. Ata, lehtësisht dallohen për një lloj intelekti superior në përballje me shoqërinë krejt normale që i rrethon.

Gjenialiteti është një virtyt shumë i rrallë të cilin, natyra ua dhuron fare pak njerëzve që lindin vetëm për të vënë në funksion këtë dhunti.

Anët pozitive të kësaj dhuntie janë:
Vetë fenomeni Gjenialitet është një lloj dinamiti multidimensional talentor. Duke u bazuar në shembujt që historia botërore ka treguar, ajo më së shumti shfaqet në botën e artit, në forma dhe faktorë të shumtë të saj. Leonardo Da Vinçi ishte një Gjeni multidimensional, por që gjenezën e natyrës së tij të veçantë e ka në artin pamor. Ndërsa Albert Ainshtain, u shqua për arritjen evolucionare të zhvillimit të artit fiziko-shkencor, që edhe sot, formulat e tij janë të pathyeshme. Shkenctarët sot, janë të çoroditur sepse, akoma nuk arrijnë të shpjegojnë disa faktorë gjenetikë biologjikë të zhvilluar në trurin e tij, tepër të veçantë kundrejt njerëzimit krejt normal. Ata kanë zbuluar një ndërtim të veçantë të trurit të tij dhe nuk arrijnë t’u japin një përgjigje të saktë mbi faktin sesi një njeri kaq i thjeshtë, të ketë një formim biologjik të trurit me një kompleksitet të jashtëzakonshëm.

Anët negative të kësaj dhuntie janë:
Gjenialiteti është sërish një dinamit i cili, shpërthen vetëm brenda karakterit të individit mbartës, të vetvetes dhe krijon një luftë të gjatë po aq sa vetë jeta e tij. Gjenialiteti është një superfuqi për të, ky faktor i jep një drejtim përfundimitar, duke u “skllavëruar” brenda natyrës së tij. Ka shembuj që, gjenialiteti nuk mund të jetë vetëm pozitiv, por edhe një karakter negativ, nëse do të flasim edhe për gjeniun A. Hitler.

Anët psiko-sociale të një Gjeniu:

Fëmija i lindur me këtë “vulosje” superfuqie, është një karakter i çiltër, i mbyllur në vetvete dhe kërkon gjithçka që jeta shoqërore përqark tij i dhuron, vetëm për një kusht, që të zhvillojë intelektin e tij. Ai i mohon vetes shumë kënaqësi të thjeshta të moshës së tij, por kjo nuk i dhemb aspak sepse, mendon që më e rëndësishme për të është vetëm ky zhvillim. Ka nevojë që të përthithë gjithçka ndodh përqark botës së tij që e rrethon. Dhe, ndërsa rritet, intelekti i tij zhvillohet përtej dimensionit të një personi normal. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë ai veçohet dhe nxjerr në pah vetitë e tij të veçanta të talenteve që ai përmban në vetvete. Për të, jeta e tij nuk është asgjë tjetër veçse një përkushtim emotiv dhe i pakntrollueshëm i shfaqjes së vetive të tij, për t’i treguar botës që e rrethon se ai ekziston, por vetëm në mënyrën e tij dhe jo si të tjerët e dëshirojnë atë të jetë. Me këtë koncept, nis dhe lufta e tij me botën që e rrethon. Ajo që ai urren më shumë, është konformizmi me botën e jashtme, por ajo që ka mbi të gjitha rëndësi është ndërtimi dhe evoluimi i botës së tij gjeniale. As ai vetë nuk arrin të kuptojë së ç’është një gjeni, por di vetëm që është një njeri krejt normal por që ka në dispozicion një talent të shumë dimensioneve dhe është i detyruar ta shfaqë atë. Në të kundërt, nëse bota e tij e jashtme, përpiqet të ndërhyjë në botën e tij të brendshme, ose, të përpiqet ta cënojnë sado pak atë, ai menjëherë ndërton mure të larta dhe ndërton një guackë të fortë për vetëmbrojtje. Përtej koracës së tij, ai ndihet i pasigurtë, nuk arrin të krijojë një jetë normale si të gjithë normalët, krijon vetminë e tij, është i nervozuar për këto faktorë përplasjeje me dy botërat që e kanë rrethuar. Sa më shumë kalon koha në pjekurinë e gjenialitetit të tij, aq më shumë ai lufton për mbijetesën e tij. Tashmë krijon në subkoishencën e tij se, ai ka lindur si i veçantë dhe i veçantë është të destinuar të jetojë deri në vdekje.
Ky faktor nuk bazohet aspak në çështjen e epokave të ndryshme revolucionare të shoqërisë botërore. Të gjithë gjenitë, vuajnë në brezin që ata kanë lindur, e nuk ka një përcaktim nëse ata kanë lindur në epokën e teknololigjsë apo jo. Për ta, lufta e mbijetesës së llojit të tyre, është e njëjtë.
Dhe, nëse cënimi nga jetës së tyre anti-konformizmi, merr përmasa të mëdhaja, ata gjenden në një fazë të madhe krize për të cilët, përkthehet në: Mbijetesë për jetë a vdekje!
Faktori më i rëndësishëm që, quhet dhe themeltor i llojit të gheniut është:
Ata, në çfarëdo lloj moshe apo faze të pjekurisë qofshin, nëse kjo “Magjia e Gjenialitetit” nuk po shndrit më, kjo frymë superiore nuk po e udhëheq më, ose bota e jashtme tashmë e ka “ shtypur”, ata arrijnë në një përfundim të thjeshtë për llojin e vet, mendojnë se tashmë aktiviteti i tyre ka marrë fund, përderisa ajo për të cilën ata janë të destinuar të japin nuk po funksionon më sepse, pa këtë funksion gjenialiteti ata nuk mbijetojnë do ta detyrojnë të arrijnë në një konkluzion përfundimtar, kolosal e të guximshëm:
Para se ata të arrijnë të bëhen totalisht preja e asaj bote të jashtme për të cilët ata e kanë luftuar dhe e kanë quajtur armiq të përjetshëm, kjo si rrjedhojë mund ta çojë në çmenduri, ata paramendojnë vetë ekzekutimin. Një vetëekzekutim i formave të ndryshme shoqërore. Por, vetëekzekutimi nuk është një dëshirë e vullnetshme i qënies së tyre, kurrsesi, por një zë i brendshëm i subkoishiencës së tyre, e thërret për t’u larguar nga dyzimi i pushtetshëm ndaj luftës.

Profetët, a mund të quhen qënie të Gjenialitetit?
Ata, kurrsesi, nuk mund të quhen të tillë sepse, kishin udhëheqje “ frymore Hyjnore” të drejtpërdrejtë, Ndërsa qëniet Gjeni të lindur tërësisht si individë normalë por që përbëjnë dallim rrënjësor të karakterit të tyre, pra janë mbartës të gjenialitetit, janë ata individë të pakët në numër, në rangun botëror e historike, të cilët udhëhiqen vetëm nga ajo Hyjnorja e tyre të ngritur vetëm nga ajo formula e veçantë e ndërtimit të ADN-së, në mes të një shoqërie të gjerë dhe një jete sociale krejt normale që i shoqërojnë gjatë tërë kohës së tyre. Pretendohet që, Gjenialiteti është një dhuratë e cila, ngjizet me pak “ Çmenduri Hyjnore” jo të konceptueshëm për gjithkënd, por një dhunti e cila udhëheq një individ të vetëm nëpër thellësira qorrsokake të jetës së tyre të jashtme, kundrejt asaj të vetëizoluar, në një kontravers të plotë.

Në bazë të shembujve historikë botërore, Gjenitë më së shumti janë të gjinisë mashkullore. Përse kjo veçanti e përcaktuar? Përse kjo “ frymë gjenialiteti” u dhurohet vetëm një burri dhe jo një qënieje femërore?
Pra, arrij në hipotezën e madhe se, vetë Hyjnia, duke e gjenializuar këtë gjini njerëzore, do të na shpjegojë se, Ai shfaq një “ Shëmbëlltyrë” të tijin mbi tokë, në format njerëzore!!

Nuk ka komente: