
MACJA E ZEZE
Një ditë, tek po ecja në rrugë, para syve më doli një këlysh i vogël maceje, pus i zi, por që sytë e verdhë i shkëlqenin. U gjendëm përballë njëi-tjetrit dhe ajo qenie e vogël nuk i frikësohej pranisë sime, por dukej sikur më thoshte: “Më merr me vete”!
Unë dhe gruaja ime kemi vite të martuar, por akoma nuk kemi një fëmijë tonin. Megjithatë, ajo që na lidh shumë, është dashamirësia që kemi të dy për kafshët shtëpiake. Dikur kemi mbajtur një qen, por që nuk zgjati shumë dhe ngordhi për arsye natyrore. Pas tij, nuk shkeli asnjë kafshë më në shtëpinë tonë të madhe. Por sot, mendova t’i bëj një dhuratë të vogël asaj, këtë mace të vogël e të zezë. Jam i sigurtë që do t’i pëlqejë dhe do ta dojë këtë kafshë të vogël e të vobektë. Pa marrë parasysh të këqijat që do të ndiqnin më pas, si rredhojë e kësaj ngjyre që kjo kafshë mbarte ne trupin e vet. Asnjëherë, në jetën time, nuk i kisha besuar bestytnive të maceve të zeza, por ngjarjet pasardhëse që do t’ju tregoj, më bindën totalisht në vërtetësinë e tyre.
- Do ta quaj Aries !– më tha Ana e befasuar, sapo e solla në shtëpi macen.
- Më pëlqen ky emër! – iu përgjigja unë me kënaqësi të madhe, për faktin që ajo e pranoi menjëherë këtë pjesëtar të ri të famijes sonë.
Kohë më pas, m’u krijua një gjendje ankthi dhe lëmshi. Fajin ia vura zemërimit që më ishte mbledhur gjatë ditëve, nga keqfunksionimi i punës, sepse, profesionalisht, kisha arritur pothuajse majat e suksesit, kur papritur, një ndodhi krejt e kotë, më rrëzoi në shumë aspekte. Megjithatë, e kuptoja se dicka nuk po shkonte por akoma nuk kishte ndodhur. Ishte përtej fuqive të mia kontrolluese dhe dukej se mendja po më humbiste. Ana vërtitej nëpër shtëpi e lumtur dhe nuk e kuptonte aspak këtë gjendje timen, por as unë nuk i lashë të kuptonte gjë. Më në fund, vendosa të shtrihem dhe më zuri një gjumë i rëndë.
Në zemër të natës, ëndërroj sikur gruaja ime, Ana, po ecte e vetme në rrugë, kuturu, në mes të ditës, e paqartë në destinacionin e saj. Por, ajo kishte një ndryshim të madh në trupin e saj. Ishte shtatzënë dhe dukej qartë që kjo shtatëzani ishte në moshë madhore. Gjendej e vetme dhe trupi i lëkundej ndërsa ecte sa në një kryqëzim, në tjetrin, të qytetit. Ndërsa unë, përpiqesha ta ndiqja nga një distancë e largët, por nuk mundja ta arrija. Ajo ecte aq shpejt, saqë më dukej sikur gati-gati po fluturonte, ndërsa mua, më kishte zënë një ngërc i madh dhe mezi hidhja hapat. Ajo nuk e kuptonte që kalonte mes një mori të gjatë makinash, gati për të rrezikuar, madje, as që i bënin përshtypje fare këto pengesa. Isha i frikësuar, i tmerruar, por jo vetëm për të, por edhe fëmijën që mbarte me vete, atë fëmijë që kishim kaq kohë që e prisnim me ankth. Nuk mundja! Nuk mundja ta arrija!
Por, sapo unë gjendem i lirë që të lëviz, ajo më zhduket në një kthesë e më pas rishfaqet. Eshtë një rrugicë ku nuk shkel asnjë këmbë njeriu. Ana është e pavetëdijshme në ecejaket e saj, duket sikur është në përhumbje. Befas, përpara i shfaqen tre mace të zeza, që dalin nga hici, ndoshta janë mace rrugace të asaj lagjeje. Ajo i sheh por nuk u frikësohet, Ai që u frikësohet, jam unë dhe përpiqem t’i shkoj pas me vrap. Macet e zeza duken të egërsuara dhe i presin rrugën Anës. Madje, njëra nga ata, i kalon nëpër këmbë dhe e ngatërron derisa ajo rrëzohet për së prapthi dhe koka i përplaset në tokë. Atë cast, më zë paniku dhe ulëras.
- C’farë ke? – më pyet Ana dhe më zgjon menjëherë nga ai panik.
- Një ëndërr! Një ëndërr e frikshme! – i them.
- Më dëgjo me kujdes, Ana!
- Je i trembur!
- Macja që solla është e rrezikshme! Eshtë tersndjellëse!
- Je në vete? - më pyet e hutuar.
- Mos u beso këtyre bestytnive, ajo është thjesht një kafshë e vogël. Eshtë një gjallesë. Si mund të jetë tersndjellëse?
- Ana, ti e di që as unë nuk u besoj këtyre, por kjo ëndrra, kjo ëndërr më ka fandaksur. Ato macet e zeza…!
- Qetësohu, i dashur! Eshtë një ëndërr dhe nuk ka të bëjë aspak me realitetin. Unë e kam për zemër Ariesin dhe nuk dua ta braktis. Është gjynah dhe dua ta mbaj, më kupton?
- Po, Anë, ke të drejtë! Dua të të pyes për dicka tjetër!
- Më thuaj!
- Ëndërrova sikur ishe shtatzënë!
- Unë, shtatzënë? Oh, sikur të ishte e vërtetë! Ti e di sesa e dëshirojmë të dy këtë!
- Pikërisht për këtë dua të të pyes! A mos ka të ngjarë të jesh këtë përiudhë?
- Është e pamundur, i dashur, duhej ta kisha kuptuar. Megjithatë, për ta vërtetuar, nesër paradite do të shkoj menjëherë për një vizitë rutinë. Por tani qetësohu dhe të flemë sërish. Nesër na pret një ditë e gjatë dhe e ngarkuar.
- Ke të drejtë, zemër!
Të nesërmen, ndërsa largohem, i rikujoj Anës që të mos harrojë vizitën për tek mjeku. Ajo tund kokën e saj lehtë dhe vazhdon përkujdesejn ndaj maces sonë të vogël e të zezë. Teksa shkoj në zyrën time të punës, nuk më shqitet nga mendja ëndrra e natës që shkoi, bëhet e pashmangshme dhe përpiqem që ta rilidh tërë ngjarjen virtuale, me aq sa mundja të kujtoja. Ishte e kotë që të bindja veten se bestytnia e cështjes së “ maceve të zeza”, nuk ishte e vërtetë, por po prandjeja se dicka vërtet do të ndodhte në jetën tonë. Megjithatë, mblodha forcat dhe hyra në zyrën time që të nisja një ditë të mbarë.
Pas pak bie zilja e telefonit:
- Po! – përgjigjem.
- Zemër! – përgjigjet nga tjetër e telefonit Ana me një zë kumbues dhe metalik.
- Të lutem, më thuaj, a ke ndonjë lajm të mirë? - e pyes tërë ankth.
- Është e vërtetë, jam shtatzënë prej 17 ditësh! Mjeku sapo e konfirmoi që së shpejti do të bëhemi katër vetë në shtëpi!
- Katër vetë?
- Po, katër bashkë me Ariesin!
- Ah, po! E harrova atë kafshë! Është një mrekulli, Ana! Sonte do ta festojmë. Do të thërrasim miqtë tanë, që t’ua themi edhe atyre. Por jam i mrekulluar që edhe ëndrra e mbrëmshme ishte një parandjenjë e madhe që kjo ishte e vërtetë. Ana, nuk dua të jem skeptik, por bëj kujdes, gjatë gjithë ditës. Mos harro, që tani je vetë i dytë brenda teje dhe për mua jeni më shumë se të rëndësishëm, më kupton se cfarë dua të të them?
- Patjetër, baba! Do të jem shumë e kujdeshme! Po e mbyll tani dhe shihemi pasdite!
Ah, baba! Kjo fjalë që sapo shprehu Ana, më tingëlloi sa i bukur, aq edhe i cuditshëm! Por, u mrekullova nga lajmi dhe atë cast harrova gjithcka kisha menduar më parë! Dhe vazhdova i qetë punën time rutinë, të përditshme. Njëkohësisht, lajmërova miqtë e mi më të mirë për të darkuar sëbashku, në shtëpinë time me vrullin e madh të shpërndarjes së një surprize të madhe familjare. Të gjithë më mbështetën dhe u treguan të gatshëm për ftesën time.
Dola pak më shpejt nga zyra dhe më hipi një dëshirë e fortë që të shkoja drejt e në shtëpi që të përqafoja fort Anën time dhe të ndihmoja atë në përgatitjet. Mora makinën dhe u nisa. Distanca nga puna për në shtëpi është goxha larg. Kohë më parë morëm një vilëz të bukur me kopsht përpara dhe me pemë frutore përqark, në periferi të qytetit. Vetë Ana e zgjodhi, sapo unë ia tregova herën e parë, ajo u dashurua me atë vend dhe u vendos menjëherë. Do të ishte shtëpia jonë! Ajo vetë u përkujdes për kopshtin dhe pemët frutore. Donte ta quante atë parajsën tonë të vogël. Dhe ashtu u bë! Dhe, sot, jam shumë i lumtur për zgjedhjen e saj! Por, për të mos mjaftuar me kaq, edhe Ariesi ynë, që ishte pjesëtarja më e re, mund të ndihej shumë mirë në këtë ambient, kaq të përshtatshëm për një kafshë. Aq më tepër, që Ana, ishte kaq e ndjeshme me këtë kafshë, dhe përkujdesej sikur të ishte një fëmijë.
Gjatë kthimit, duke përshkuar rrugën kryesore që të con në kthesën e fundit, pranë shtëpisë, papritur, para rrotave të makinës më shfaqet një mace e zezë. E njoh menjëherë, është pikërisht, Ariesi ynë, sepse, ka të varur qaforen e verdhë që i bleu para disa ditësh Ana. Por, kapërcimi i saj nga njëra anë, për në anën tjetër, ishte aq i shpejtë, saqë, mezi arrij të frenoj makinën dhe timoni më ikën nga duart duke përfunduar në cep të rrugës. “ Të paktën, arrita të ndaloj këtë makinë!” – them me vete dhe marr frymë lirisht.
Ndërkohë, kujtohem për macen e zezë dhe brof nga makina. Ajo është pikërisht aty! Pranë rrotës së pasme të makinës sime dhe më vështron si e ndier në faj. Më vjen keq sepse, ndoshta e kam trembur dhe i afrohem ngadalë.
- Eja, Aries! - them dhe i zgjas dorën pranë turirit, duke u përkulur.
Sapo hedh dhe hapin e fundit, ajo më hidhet përpjetë në fytyrë dhe më hap një plagë të thellë në fytyrë me thonjtë.
- E mallkuar! Djall i mallkuar! – ulëras dhe e shtyj me një forcë aq të madhe, saqë e përplas të gjorën pas makinës. Ajo bie përdhe dhe nuk lëviz më. Ndërsa unë, përpiqem të ngrihem. E marr macen me vete, e fus në makinë dhe nis rrugën për në shtëpi.
Ndaloj në oborr makinën dhe zbres me vrull. Përqark është mbushur me gjethe të pemëve dhe një fllad i fortë krijon një re në hapësirë me ato sikur të ishin duke lozur. Dera kryesore e shtëpisë është e hapur, por Ana nuk gjendet jashtë. Marr vrapin dhe hyj brenda.
- Ana! Ana! – thërras por nuk marr asnjë përgjigje.
- Ana, e dashur, ku je? – përsëris, por këtë herë i mbytur në ankth të madh.
- Ku ndodhesh? Më dëgjon?
Përqark është një qetësi absolute. Vetëm era e lehtë që vërtitet nëpër hapësirat e dritareve, bën një zhurmë të këndshme sikur është duke kënduar një këngë të trishtuar. Por, që mua, më shton më shumë ankthin për mosgjetjen e gruas time në shtëpi.
Kërkoj në tërë dhomat, por ajo nuk gjendet në asnjë vend. Më pas, hyj në banjon kryesore dhe shoh një siluetë femre në ngjyrë të rozë që qëndron e palëvizur.
- Ana! E dashur! Cfarë të ka ndodhur? – ulëras dhe rend pas asaj. Oh, Perëndi! Është pikërisht ajo, Ana ime, dhe ajo është e shtrirë mbi dysheme. Nuk lëviz por, flokët e verdhë i janë shpërndarë nëpër pllakë të dyshemesë dhe sytë i ka të mbyllur. Pas shumë tentativash dhe ulërimash, përpiqem që ta ngrej nga ai vend i kobshëm. E tërë dyshemeja është e qullur me ujë dhe gati-gati rrëshkas edhe unë bashkë me të, duke u zvarritur, me lotë në sy.
Ajo kishte vdekur! Kishte shkarë nga lagështia e dyshemesë duke përplasur kokën pas vaskës dhe kishte vdekur në vend. Dhe, atë cast, e tërë bota u përmbys mbi kokën time, sikur të isha unë ai që po e mbante pezull tërë rrumbullakësinë e saj.
Sapo kisha humbur gruan time të bukur dhe fëmijën tim. Për shkak të asaj kafshe të zezë, që nga dita që e futa në shtëpinë time, më dukej sikur Djalli brenda saj, kishte shkruar skenarin mortor të famijes sime. I dëshpëruar sic isha, shkova në makinë dhe në pavetëdije të plotë, hapa me një forcë të jashtëzakonshme që më buronte nga vetvetja, një gropë të thellë në dalje të shtëpisë sime dhe kafshën e vdekur e varrosa atje, me frikën se mos, edhe e ngordhur sic ishte, të më shkruante edhe mua këtë fat të keq. Më pas, u ktheva në shtëpi dhe u gjynjëzova para bukuroshes sime që dukej sikur po flinte e qetë, por e ftohtë akull.
Nuk ka komente:
Posto një koment