SHAH- MAT!
Ai ishte i ri në grupin tonë. Një grup të “ hallakaturish”, na thoshte dikush. Megjithatë, ishte një mënyrë e bukur për të shpenzuar kohën tonë boshe.
Në një qoshk të thellë të një lokali të mikut tonë, bëheshim mbi shtatë veta dhe viheshim përpara dy tavolinave të shahut e luanim duke u ndarë në dy grupe. Loja bëhej aq e nxehtë, saqë harronim edhe familjet tona, duke u përfshirë në këtë garë prej dy grupesh. Herë pas here, pasi na kishte dalë nami si shahistë të cmendur, na bashkoheshin në tavolinë edhe grupe të jashtëm, për të bërë një garë fortë bastesh, si të ishim një kampionat i tërë. Por, për të gjithë ne, ky ishte një shfrytëzim i mirëfilltë i kohës dhe mënyrë e mirë për të vrarë trurin. Të gjithë klientët e atij lokali, herë pas herë tërhiqeshin nga kurioziteti dhe bënin tifozeri të ndonjë lëvizjeje të bukur dhe britmat shkonin deri jashtë kur thuhej shprehja: “Shah-Mat”!
Ndërsa ai, që as emrin nuk ia mësuam ndonjëherë, sepse nuk na e tregoi, kishte vetëm dy javë që ishte ulur në tavolinën tonë, krejt rastësisht, por me një dëshirë të madhe për t’u bërë pjesëmarrës në garën tonë të fuqishme. Ishte më i riu në moshë, rreth të tridhjetave, me një fytyrë të bardhë e të lëmuar, por me tipare të errëta, që të krijonte një egërsi të brendshme karakteri, një tregues i cili, të linte për të dyshuar. Por, para kësaj loje, ishte tërësisht i qetë dhe shumë herë i heshtur. Mbi të gjitha, kishte një talent të jashtëzakonshëm inteligjence dhe, në lojën e shahut, ishte një gjeni.
- Kur e ke mësuar për herë të parë lojën e shahut? – e pyes ditën e parë të takimit tonë.
- Që në moshën pesë vjec. Ma ka mësuar im gjysh! Por që në vogëli, nuk kam prekur më tavolinë shahu me dorë, për shkak të një kujtimi të hidhur.
- Megjithatë, e mban mend në një mënyrë të përsosur drejtimin e kësaj loje, dhe deri tani nuk ke humbur asnjë ndeshje. – ndërhyri një shoku ynë.
- Eshtë cështje talenti! Unë, jo vetëm në tavolinën e lojës, por edhe në jetën time të përditshme, ngjarjet i kam konsideruar një lojë shahu, dhe deri tani jam fitues.
- Në c’kuptim? – e pyet njëri kureshtar.
- Në kuptimin që, cdo ngjarje që ndodh në jetën time, nuk është asgjë tjetër vecse një gur shahu, i vendosur me dashje në kuadratet e fushës së lojës. Por, nëse është lëvizja e kësaj ngjarjeje është në kuadratin e zi, do të thotë që është tersndjellëse dhe duhet eliminuar, në të kundërt, ky gur në të bardhë, më sjell fat dhe më jep mundësinë që të fitoj lojën.
- Por, nëse para këtij guri - ngjarjeje, i del përpra një lëvizje e beftë e kundërshtarit dhe të bllokon situatën, duke humbur lojën, c’veprim bën?
- Atëherë, jam i gatshëm të përmbys tavolinën dhe e rinis nga e para lojën.
- Qenke shumë praktik me zgjidhjet e ngjarjeve! – i them unë me një formë ngacmimi.
- Nuk është prakticitet, - më përgjigjet, - por vendosmëri për të pranuar humbjen dhe për të rifilliuar gjithcka nga e para!
Në të shumtët e rasteve, askush nga ne nuk arrin ta kuptojë atë paralelizëm që ai shpreh midis ecurisë së një loje të thjeshtë shahu, me atë të jetës së përdishme. Ndoshta, sepse, cekëtia jonë mendore është larg nga inteligjenca e tij për të analizuar lëvizjet e mirëmenduara. Askush nga ne nuk di asgjë për të, se kush është dhe nga vjen. Ishte tërheqeja e tij intuitive, e cila e bëri të bashkohej me ne, por në disa veprime të cuditshme, të le të dyshosh në vogëlsira. Ishte shumë i ri në krahasim me ne, por i ndryshëm. Pyetjeve të shumta të kurioziteteve tona për më shumë njohuri, u përgjigjej me pak fjalë dhe i qetë. Dhe, pas përgjigjeve, ulte kokën e mendohej thellë për lëvizjen e radhës të gurëve të shahut.
Kishin kaluar disa ditë, dhe ky djaloshi nuk kishte ardhur më të luante me ne. I gjithë grupi ynë kishte krijuar një gjendje meraku dhe shqetësimi, sepse, ishte lojtari më i mirë dhe pak nga pak, natyra e tij po na pëlqente. Këto ditë, po krijohej një mungesë e thellë e tij, aq sa edhe ne ishim bërë të heshtur, pa gjallëri dhe dukej se ingranazhi i grupit tonë ishte bërë pikërisht ai.
Dhe ja, pas një jave mungese, djaloshi truphedhur, hyri në derën e lokalit dhe u drejtua menjëherë në tavolinën tonë. Por me një ndryshim të madh. Ishte bërë akoma më i heshtur dhe në fytyrë kishte një gërvishtje të thellë e të madhe, të fashuar.
- C’të ka ndodhur? – e pyeta menjëherë.
- Më fal, por nuk dua të flas për këtë! – m’u përgjigj.
Të gjithë pamë njëri-tjetrin të hutuar. Megjithatë, heshtëm, sapo pamë që, pas kësaj pyetje, sytë e tij u transformuan, morën një pamje të panjohur më parë. Por ai, nuk e humbi toruan, madje kërkoi që të zëvendësosnte njërin nga ne, në vazhdimin e lojës.
U bindëm të gjithë dhe vazhduam sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
- Na ke munguar të gjithëve djalosh! – i tha njëri, sa për të thyer akullin e heshtjes që na kishte rrethuar.
- Kështu më thonë të gjithë kur u mungoj! – përgjigjet ai me shpejtësi.
- Domethënë, qenke i rëndësishëm për shumë grupe njerëzish! – shton kundërshtari i tij i lojës.
- Jam shumë më i rëndësishëm nga c’mendoni ju!
- Po përse ateherë, ndërkohë që edhe luan me ne, nuk na tregon dicka rreth teje? Ti e kupton që, të gjithë ne jemi mjaft kuriozë të dimë, se me cfarë merret një djalosh inteligjent, në jetën e tij.
- Nëse unë ju tregoj se kush jam dhe me cfarë merrem, nuk do të më pranoni më në rrethin tuaj. Por, unë kam gjetur një lloj rehatie në mesin tuaj dhe më pëlqen të jem kampioni në këtë tavolinë. Gjithashtu, sic ju kam thënë në fillim, të luaj shah, për mua është një rikthim i fëmijërisë time e kjo më bën të ndihem i lumtur, pavarësisht jetës time aktuale. Prandaj, burra, më mirë të mos e dini aktualitetin tim, le të mbetet kjo një anë e pazbuluar. Këtë cast, duke lëvizur mbretëreshën, në këtë kuadrat të zi, kundërshtari im, të shpall: Shah – Mat!
Sapo ai bën këtë lëvizje finale, nga dera kryesore e lokalit, futen dy djem të rinj të veshur me të errëta. Djaloshi ynë, hedh sytë nga ata dhe menjëherë nxihet në fytyrë. Ngrihet nga tavolina me vrull dhe shkon drejt tyre. Të gjithë ne mbetemi pa fjalë dhe vetëm vështrojmë lëvizjet e tyre. Ata dalin jashtë të tre, dhe pasi bisedojnë për disa minuta të gjata, njëri nga ata, nxjerr nga brendësia e veshjeve, një pistoletë dhe ia drejton djaloshit tonë, duke e qëlluar në mes të ballit. Të gjithë brofim në këmbë por nuk bëjmë asnjë hap më tutje nga frikësimi, por shohim dy djemtë e tjerë që largohen qetësisht dhe djaloshin tonë që shtrihet përdhe i pajetë, pranë xhamit të lokalit tonë, në qosh të rrugës.
Ndër tërë ata burra që ishim, askush nga ne nuk e kishte kuptuar dot se ai djalosh, i cili na kishte shoqëruar për aq kohë, kishte qenë një kryebandit dhe fshehja e këtij informacioni për të, kishte qenë më se i saktë. Dhe, që nga ai cast i kobshëm që sytë tanë panë, tavolinat e shahut u hodhën përtej dhe deri atëherë, askush nuk guxoi ta rifillojë më atë lojë.

Nuk ka komente:
Posto një koment