Jonida Roli 's FAMILY OF ART
Arti i bukur i të shkruarit dhe të pikturës moderne e bashkëkohore!
e mërkurë, 12 shtator 2012
Nazmi Roli: Nga Libri poetik E DIELA PREJ UJI
DENISIT, QE U NGRIT NE KEMBE
Teramo, 4 dhjetor '11
Ne pritje, eshte era me tej,
qe vjen dhe per dore te merr,
te shkosh ku shkohet,
gjithandej dhe ku qielli me token bejne sherr.
Ne ikje, i perzene prej Romes,
Ovidi te ben shenje sakrale.
Ndonese rritur me qumeshtin e ujkonjes,
ndodh, te ngrysesh ne kohe barbare.
Ç'po te them,
kur Sirja e zgjuar nga prapa te vjen me nuhatje.
Ne Leçe te mberrish kembe e duar,
Fushes me hapa ti besh matje.
Pertej detit, ne bregun tjeter,
Kavaja, me ullinjte ne kembe, te gjalle.
Ketej ka kaluar Ovidi nje shekull me shenjen e tij sakrale.
e martë, 19 korrik 2011
Vetëvrasja në Shqipëri. Fenomeni më pak i mbrojturi
Teksa të gjithë ne jetojmë të përditshmen, brenda një guaske të ndërthurur problematikash sociale të vendit tonë, bashkëjetojmë me ngjarjet që na serviren nga mediat tona të respektuara, duarartët e të cilave, bëhen copash për të arritur majën e Everestit të punës së tyre. Mjafton të shtypim butonin “On” të televizorit dhe para syve e veshëve tona shfaqen vetëm kronika. Kronika të larmishme politike; sharje, ofendime, mungesë dialogu, labirinte çorientuese dhe pavijueshmëri zgjidhjesh. Të pafundme! Vetëm politika është në plan të parë në shoqërinë tonë në çdo cep ku gjendemi. Ajo, e cila duhet të ketë më pak rëndësi në jetën tonë të përditshme, në të kundërt, thuajse jetojmë vetëm për to. Gati-gati edhe vetes po i mbush mendjen se ky çorapllëk politik vjen jo vetëm nga paaftësia e theksuar, por qëllimisht që, shoqëria jonë të zhytet thellë në këtë kaos dhe t’i mbajë sytë vetëm tek ata persona VIP që janë aktorë atje lart, në shkallaren e politikës !
Por, midis emrave X, Y dhe zerove të shumtë politike, ja një kronikë ndryshe, ja edhe një tjetër që vijon pas saj. Dhe kjo kronikë është akoma më e rëndë sepse mban kryetitullin: Filani-ja kreu aktin e vetëvrasjes!
Një akt çmenduror! Vetë i dytë. Një vajzë-nënë e re, me fëmijën e saj në krah hidhet nga lartësia e ballkonit, akoma pa lindur dielli. Psikologjikisht, mund të përcaktohet delirant ky veprim i të gjorës, por diçka brenda koishencës së saj e shtyu ta vinte veten në një provë përfundimtare. Një tjetër viktimë brenda një kohe shumë të shkurtër; një fëmijë 13-vjeçar lidhet pas një rripi sigurimi automjeti dhe i jep fund vetes me varje. Kjo është e tmerrshme për një fëmijë. Po çfarë e shtyu ta kryente këtë veprim?! A ishte në gjendje ai të përckatonte në vetvete se kjo jetë nuk vlen për të dhe një dyzim i largimit në këtë formë brutale është i vetmi shpëtim?
Po ç’është vetëvrasja? Nga buron ky mendim makabër që qëndron i fjetur thellë në sub-ndërgjegjen e secilit prej nesh!
Për studiuesit, vetëvrasja ka qenë gjithmonë një enigmë. Të folurit me vete është një prej instinkteve më të forta njerëzore, kështu që shtysa për t‘i dhënë fund jetës duhet të jetë edhe më e fuqishme. Por cila është ajo gjë që e provokon? Një shekull më parë, sociologu E. Durkheim dhe psikanalisti S. Freud dhanë dy shpjegime të ndryshme për problemin në fjalë. Durkheim e lidhi vetëvrasjen me faktorë shoqërorë si paaftësia për t‘u integruar në shoqëri, ndërsa Frojdi, dyshonte për faktorët që lidheshin me instinktin, veçanërisht me atë që quhej instinkti i vdekjes. Disa shpjegime të mëvonshme, u përqendruan tek elemente të tjera si depresioni, ankthi, dëshpërimi dhe dhimbja emocionale. Përveç dëshpërimit dhe depresionit, janë edhe dy shkaqe të tjera që të çojnë drejt vetëvrasjes. Zakonisht kjo ndodh kur personi në fjalë mendon se është një barrë për të tjerët dhe në të njëjtën kohë ndihet i izoluar. Por asnjëri prej këtyre faktorëve nuk i përgjigjej në mënyrën e duhur pyetjes: pse disa persona i japin fund jetës dhe disa të tjerë që janë në rrethana identike, nuk e bëjnë?
Një tjetër koncept sipas Freud, është pavetëdija, e cila është shumë e lidhur me paramendimin e vetëvrasjes, është një faktor i cili quhet “ngatërrestari” brenda koishencës dhe subkoishencës tonë. Vetëdija dhe pavetëdija ecin paralel në jetët tona, por ne nuk i japim rëndësinë e duhur që të reflektojmë mbi këtë koncept. Të gjithë rendim në përditshërinë tonë, përpiqemi të plotësojmë të nevojshmet e ndonjëherë dhe tepricat që na ofrohen, por shumë rrallë, ulemi të reflektojmë mbi qenien tonë njerëzore, kaq të brishtë. Dhe kjo është shumë e theksuar sidomos në jetën tonë të përbashkët shqiptare.
Ky fenomen është i pranishëm në të gjithë rruzullin tokësor, përfshirë edhe ato shtete e shoqëri që kanë arritur majat e tyre të jetesës. Por,çtë themi për ne: shoqërinë shqiptare. Në kohën e sistemit komunist, ky fenomen përkthehej në një lluks, pra të vetëvriteshe, përbente një lluks të madh. A mos vallë, edhe pse mënyra e jetesës ishte nën limitet e normales, respekti dhe koncepti ndaj jetës, ishte tepër i lartë!? Apo sipas shprehjes popullore: “Frika ruan vreshtin” rrënjoset thellë tek shoqëria në të gjitha vendet e sistemit komunist dhe kjo ka ndikuar pozitivisht, për rrjedhojë, një përllogaritje të papërfillshme mbi çështjen e vetëvrasjes!
Ndërsa sot, që jemi një vend DEMOKRATIK, në një sistem ku secili nga ne është: “vetë Ali dhe vetë Kadi”, në shtëpinë dhe përtej pragut të tij, problematikat më të mëdhaja dhe fenomenet e çuditshme, kanë marrë një rrugë të gjerë. Nëse me termin Demokraci, populli shqiptar nënëkupton “liri në të menduar e në të vepruar”, atëherë edhe fenomeni i vetëvrasjes bën pjesë në listën e shumtë të kësaj lirie. Ky është problemi, ndër të shumtat e të pafundmet probleme që shoqëria jonë përballet çdo ditë. Por cila mund të jetë më e mundshmja e zgjidhshme! Si mund të lehtësohet? Së pari; a zotërojmë ne në tërësi një edukatë dhe kulturë vetjake e individuale ku, përcaktimi i jetës përbën një koncept më të gjerë sesa thjesht të jetosh të përditshem në mënyrë të verbërt dhe të pakuptimtë? E dyta; a jemi të aftë dhe të përgatitur ne shoqëria shqiptare që vorbullën e zezë të mbijetesës ta kapërcejmë me optimizëm dhe me dëshirën për të ndryshuar dhe jo për ta mbyllur me një veprim të vetëm? E treta; a janë prindërit në çdo familje të përgatitur për të gjitha faktorët që huazohen nga të dëgjuarit apo të para nga skenat e dhunshme mediatike tek fëmijët, e më pas, ata më të dobëtit dhe më pak të përgatiturit, bien pre e këtij shembulli, qorrazi? Sa të përgatitura janë familjet tona që depresionin ta luftojnë në formën më të mundshme, të paktën duke kërkuar ndihmë tek institucionet përkatëse? Dhe nga kjo e fundit më lind pyetja: A ka institucione shtetërore apo private qofshin, të niveleve profesionale të cilat, duhet të merren përkatësisht me këtë kategori të “sëmurësh” sociale, për t’u dhënë ndihmën e parë me qëllimin mbrojtjen e jetës së tyre? Dhe së fundmi; sa rol luan shteti ynë, për të dhënë ndihmën dhe kontributin e tij parimor dhe social, ndaj këtij fenomeni?
Një kaos! Një kaos i vërtetë na rrethon! Por, dikush duhet të ulet dhe të japë përgjigjet aq jetike, shoqërisë tonë të çrregullt. Nëse nuk marrim përgjigje, atëherë duhet ta fillojmë tek vetja. Nëse jo, çfarë mbetet? Vetëm të ngulemi para televizorit dhe të vazhdojmë të dëgjojmë lajmet pa na vrarë aspak ndërgjegja mbi ato çfarë dëgjojmë!
Botuar ne periodiket.

Don Kishotët dhe mullinjtë e erës
Jo më larg se sot, një rast qesharak më ka lënë pa fjalë nga një mike e cila më ftoi për bisedë. Më tha se kishte dëshirën e mirë që të regjistrohej për në universitet, por ishte në dilemë për përcaktimin e degës në të cilën do të ndihej më komode. E dija mirë që në zemër kishte profesionin e gazetarisë dhe ia sugjerova menjëherë. Rrudhi vetullat pak çaste e më tha:
“Jo! Në asnjë mënyrë!”
U habita nga reagimi.
“Nuk dua të përfundoj duar më duar për të gjetur një vend pune nesër! Për çfarë do më vlejë ky universitet atëherë?”
A ka të drejtë apo jo, ajo kishte opinionin e saj në lidhje me ushtrimin e këtij profesioni. Gjithashtu, është e vetëdijshme se çdo profesion sot në këtë vend, behet edhe në mënyrën që ajo i frikësohej sepse, tashmë kjo lloj “kulture moderne” është shndërruar në një pushtet më vete. Por, ç’po ndodh me gazetarinë sot? Me shtypin e lirë?
Famtirësisht, në këto 20 vite tranzicion kemi pasur një larmi mediatike. Pak, sa mund t’i numëroj me dy gishta, prej të cilave kanë bërë boom-in e tyre profesional, të tjera kanë pasur fatin e keq të mbeten në hije dhe të plogësht. Të paktën kështu duken në pamje të parë, por ç’ndodh në të vërtetë brenda këtyre institucioneve, mediave apo shqypit, vetëm gazetarët, personeli staff e të tjerë e dinë të vërtetën. Për të bërë punën, duhet të mendohen duke u rrotulluar 360 gradë përqark vetes, me frikën se pena dhe mendimi mund të cënojë eprorin, hallkat e tjera përtej pozicionit të eprorit, e pafund. Ku është liria në këtë mes!? Fatmirësisht Shqipëria disponon një piedestal të vogël të gazetarëve të mirëfilltë por mullinjtë e erës e kanë forcën e gravitetit më të fortë sesa vetë ideali për të cilën kanë studiuar e luftuar në fillesën e profesionalizimit. Dhe kjo nuk vjen aspak me dëshirën e askujt porse, është vetë koncepti i krijuar tashmë i zënë kallo. Ashtu siç gazetarët, reporterët, analistët të cilët nëpër korridore e kafene më shumë po shndërrohen me termin “llafazanët”, po keqkuptohen gjithnjë e më tepër në pasqyrimin e vërtetësisë së këtij profesioni aq të bukur dhe luftarak.
E vërteta është se, Shqipëria ka një mungesë të theksuar të gazetarisë, medias dhe shtypit të lirë të një historie të thellë e të largët. Të bërit gazetari, që unë e dua dhe quaj tepër fisnik, ka mangësinë e të së kaluarës. Çfarë vallë mund të quajmë në leksion universiteti; historik të gazetarisë, kur ajo nuk ekziston? Një historik mund të quhet vetëm atëherë kur, mbi 80 vjet eksperiencë, është ngritur një kupolë prej profesionistësh të cilët kanë ndërtuar vërtet në mënyrë të kënaqshme pushtetin e tyre, pra pushtetin e katërt siç quhet. A e ka Shqipëria këtë fortesë? Këtë kupolë të ngritur me bazë intelektuale –gazetarie e cila jo vetëm ka ushturar dhe ushtron këtë profesion në të gjitha aspektet dhe nëndegët e saj, por mbron me ligjet e ndërtuara nga vetë kjo kupolë të gjithë anëtarët e saj dhe, duke mbrojtur këta anëtarë, ajo mbron vetë konceptin e punës dhe mirëqenien e saj. E vetmja media shtetërore përkatësisht, RTVSH, e cunguar, cënuar dhe çensuruar nga qeveria diktatoriale, nuk mund të jetë aspak shembull për gazetarinë tonë, aq më pak të quhet kontribuese e historikut të gazetarisë, meqë lënda bazë pra “Liria” ishte e para që mungonte me pahir. Shumica e mediave erdhën dhe u ngjizën nga persona pak të njohur ose nga hiçët. Të ngrije të media ishte të investoje paratë e tepërta që të vinin vërdallë nëpër xhepa. Këta ishin investitorët privatë, të panjohur, por me dëshirën në këtë fushë, thjesht me idenë e nisjeje të re. Të paktë janë ata të cilët kanë fatin të ecnin kokëlartë, por shumë shpejt në kohë, kanë rënë këmbanat e një tjetër faktori shqetësues, ai ekonomik i investuesve, të cilët, po trajtojnë “punonjësit” e tyre të njohur a të panjohur si ashkë për të mbijetuar. Dhe sërish, këmbanat janë duke rënë se, së shpejti investuesit privatë, do të acarohen akoma më shumë nga kriza ekonomiko-financiare dhe e vetmja mënyrë për të mos çuar deri në falimentim atë që kanë mbajtur të gjallë prej vitesh, mund të bëjnë shit-blerje tek pushtetet më të lartë se vetja, bashkë me stafin brenda saj, njësoj siç shit-blihen dhe futbollistët në kampet e ndryshme. Dhe pikërisht këtu shoh një përputhje të dukshme me fatin e RTVSH dhe gazetave të kohës.
Kjo është zanafilla ku gazetaria jonë, nuk ka një histori të mirëfilltë me themel, ka një të tashme të çoroditur e cila nuk po merret vesh se nga po u fryjnë mullinjtë e erës Por a ka menduar ndokush se cili është fati i saj në të ardhmen? Ose, a do të ketë vallë, meqenëse, edhe në universitet, numri i studentëve të gazetarisë po zvogëlohet gjithnjë e më shumë nga nami i keq apo mosdhënia e mundësisë?
Më thoni ju lutem në jam gabim, do të isha e lumtur!

e premte, 9 korrik 2010
Cikël poetik
Përktheu nga origjinali:
Jonida Roli
Emily Dickinson ( 1830-1886)
Nxirre të vërtetën, por thuaje atë pjerrtazi
Nxirre të vërtetën, por thuaje atë pjerrtazi,
Suksesi shtrihet në qark,
I tejndriçuar për kënaqësinë tonë shëndetligë,
Surprizë e madhërishme e së vërtetës.
Teksa ndriçon tek fëmijët, lehtësisht
Me njëfarë shpjegimi,
E vërteta duhet të shkëlqejë gradualisht,
Ose çdo njeri duhet të verbohet.
William Wordsworth (1770-1850)
Bota është e tepërt me ne
Bota është e tepërt me ne, herët a vonë
Duke i marrë dhe harxhuar, i çojmë dëm fuqitë tona,
Thuajse nuk e shohim natyrën që është e jona,
Zemrat i kemi flakur tutje, një nder i ndyrë i yni.
Ky det i zhvesh gjoksin hënës.
Erërat do të ulërijnë gjatë tërë orëve,
Më pas mblidhen porsi lule të fjetura.
Për këtë, për gjithçka, ne jemi të shpërndarë.
Kjo nuk na lëviz nga vendi, Zot i madh, më mirë
Të isha një mëndak me një kredo të vjetëruar,
Të mundja, teksa qëndroja në këtë lëndinë plot ëndje,
Të shihja fluturimthi, që të isha më pak i vajtueshëm.
Të kisha psherëtimën e Proteusit kur vjen nga deti,
Ose të dëgjoja Tritonin plak teksa fryn bririn e tij.
Carl Sandsburg (1878-1967)
Mjegulla
Mjegulla vjen
Me putrën e vogël prej maceje.
Zbret duke vështruar,
Përtej limanit dhe qytetit,
Kofshë përmbi kofshë të heshtura dhe,
Më pas, vazhdon rrugën e saj.
Nikki Giovanni ( 1943- )
Grua
Ajo donte të shndërrohej në një fije bari
Përgjatë fushës,
Por ai nuk mund të pranonte të
Bëhej lulja e radhiqes.
Ajo donte të shndërrohej në një gushëkuq,
Me këngë midis degësh.
Por ai refuzoi të bëhej
Pema e saj.
Ajo thuri veten në një rrjetë dhe
Kërkoi një vend ku të shplodhej.
U kthye nga ai,
Por ai qëndroi drejt dhe
Kundërshtoi që të bëhej qoshja e saj.
Ajo u përpoq të shndërrohej në një libër,
Por ai nuk mund ta lexonte.
Ajo u bë një bulb, por
Ai nuk e la të rritej.
Ajo vendosi të bëhej
Grua.
Por ai sërish refuzoi të
Të bëhej burrë.
Ajo vendosi se kjo gjë
Ishte në rregull për të.
George Herbert (1593-1633)
Dashuria
Dashuria më uroi mirëseardhjen dhe shpirti im u ndje
Fajtor i rërës dhe i mëkatit.
Por ajo, symprehtë, kur më shihte tek rritesha i plogësht
Që kur hyra në të,
U afrua më tepër tek unë, më pyeti ëmbëlsisht
Nëse më mungonte diçka.
“Një mysafir,”- u përgjigja, “i vlefshëm për të qenë këtu”.
Ajo më tha: “ Ti do të jesh ai!”
“Unë? I panjerëzishmi?, I padëshirueshmi? Ah e dashura ime!
Unë nuk mund të jem dot!”
Dashuria zuri dorën time me buzëqeshje, u përgjigj:
“ Kush tjetër përveçse meje, i krijoi sytë?”
“E vërteta, Zot, por unë i kam shkatërruar ata.
Lëre trupin të shkojë aty ku e meriton!”
“Ti nuk e di,” tha dashuria, “fajin kush e krijoi?”
“ E dashura ime, unë do të të shërbej!’
“Duhet të ulesh!” ajo u përgjigj. “Shijo vaktin tim!”
Së fundmi, u ula dhe hëngra.
William Blake (1757-1827)
Trëndafili i sëmurë
Oh, trëndafil, ti art i sëmurë!
Ngrohtësia e padukshme
Fluturon nëpër natë,
Mes stuhisë hungëritëse
Ka gjetur shtratin tënd
Të gëzimit përvëlues.
Dhe kjo dashuri sekrete e errët
Jetën tënde e shkatërroi.
Ralph Waldo Emerson (1803-1882)
Ditët
Vajza të kohës, ditë hipokrite.
Të mbytur, të pagojë, si dervishë këmbëzbathur
Që marshojnë të vetëm në një vijë të pafundme.
Sjellin diadema dhe fagotë me duart e tyre.
Ofrojnë dhurata me secilën dorë.
Ushqim, mbretëri, yje dhe një qiell që i mban të gjitha.
Unë, në kopshtin e ndërthhurur, pashë madhështinë,
Por harrova dëshirat e mëngjesit. Me ngutje,
Mora pak fije bari, disa mollë dhe dita
U kthye në heshtje. Por, tepër vonë,
Nën petkat e saj, pashë përbuzjen.
Dylan Tomas (1914-1953)
Mos shko me butësi nëpër natë të mirë
Mos shko me butësi nëpër natë të mirë.
Mosha e vjetër duhet djegur dhe përçarë në fund të ditës.
Zemërim, zemërim kundrejt vdekjes së dritës!
Mendova që të urtët besojnë se errësira është e drejtë për ta.
Sepse fjalët e tyre nuk kanë degëzime drite.
Mos shko me butësi nëpër natë të mirë!
Burra të mirë, dallgë të fundit, qajnë ndriçimet e tyre.
Veprat e brishta mund të kenë kërcyer në një dafinë të gjelbër.
Zemërim, zemërim kundrejt vdekjes së dritës!
Të urtët që zunë t’i këndojnë diellit në fluturim
Dhe mësuan, tepër vonë, të mbajnë zi në udhën e tij.
Mos shko butësisht nëpër natë të mirë!
Buzë varrit ata që shohin me psherëtima të errëta,
Syverbuar mund të digjen si meteorë dhe të shthuren.
Zemërim, zemërim kundrejt vdekjes së dritës!
Dhe ti, im atë, aty mbi kulmin e dëshpëruar,
Më mallko ose më beko tani me lotët e tu.Unë lutem:
Mos shko butësisht nëpër natë të mirë!
Zemërim, zemërim kundrejt vdekjes së dritës!
Sylvia Path ( 1874-1963)
Kënga e mëngjesit
Dashuria të lëvizi si një orë të madhe dhe e artë.
Mamia të dha një dackë në fund të këmbëve dhe e qara jote
E zhveshur zuri vendin e saj midis elementësh.
Zërat tanë pritën mrekullisht ardhjen tënde. Një statujë e re.
Në një muzeum të projektuar, lakuriqësia jote
I dha hije mbrojtjes sonë.Qëndrojmë të palëvizur, si një mur.
Nuk jam më nëna jote. Vjen një re,
Si një pasqyrim për të reflektuar ngaldalësinë e lëvizjes së saj,
Më pas, për t’u prehur në dorën e erës.
Netëve, frymëmarrja jote si një mollëkuqe
Regëtin përgjatë trëndafilave ngjyrë rozë.Qëndroj zgjuar të të dëgjoj:
Një det i largët lëviz në veshin tim.
Vjen një e qarë dhe kërcej rëndshëm, por jam lule
Në qëndresën e natës sime Viktoriane.
Goja jote hapet si ajo e një maceje. Dritarja katrore,
Zbardh dhe gëlltit yjet e saj dembele. Dhe tani
Me grushtin tënd plot nota,
Ngre lart zanoret e tua porsi balona.
Amy Lowell (1874-1925)
Erë dhe argjend
Shkëlqim i mrekullueshëm,
Hëna vjeshtore noton në qiellin e zbehtë dhe
Peshqit tundin bishtin e tyre duke shkëlqyer luspat.
Ja, ajo po u kalon përpara!
A.E.Housman (1859-1936)
Me trishtime zemra më është ngarkuar
Me trishtime zemra më është ngarkuar.
Miq të artë kam pasur.
Për disa prej tyre buzë-trëndafili isha.
Për të tjerë, këmbëlehti.
Për nga përrenjtë shumë të gjerë për t’u kapërcyer,
Djemtë këmbëlëhtë qëndrojnë,
Vajzat buzë-trëndafilta flenë
Nëpër fushat ku ato veniten.

e martë, 19 janar 2010
Engjëll apo Djall

Jonida Roli
Tregim
Engjëlldjalli
- Ditë e bukur sot!
- Po, veç ftohtë!
- Ç’rëndësi ka i ftohti, mua më pëlqen dita!
- Dielli, do të thuash?
- Po, dielli! – plotëson tjetri dhe ngre sytë lart, mbi kullën e sahatit të qytetit, atje ku dielli lëshonte rrezet e tij verdhushe.
- Hej, shiko andej!
- Çfarë?
- Shiko atje në majën e kullës! Ç’është ajo gjëja e zezë atje që lëviz?
- Ku, ore? Nuk shoh gjë! Dielli yt m’i verboi sytë. I thuaj të largohet që ta vërej edhe unë!
- Nuk e sheh? Çudi! Ja atje është, duke lëvizur!
- Sa e vret mendjen, or mik! Mund të jetë ndonjë punëtor i mirëmbajtjes së kullës. E thjeshtë është, edhe kaq nuk kupton?
- Jo jo, në atë kullë ka kohë që nuk ngjitet kush. Më bëri kurioz, por u zhduk! Ah, u zhduk vërtet, ku shkoi?
- Ti je i çmendur, mik! Eja të ikim, se kam punë për të bërë!
- Jo, nuk largohem pa verifikuar atë që pashë atje lart. Dua të ngjitem.
- Po ta përsëris, mik, je i rrjedhur, edhe dielli të çoroditi!
- Oh, prit! U kthye! Por këtë radhë qenka i bardhë! Ç’po ndodh? Më parë ishte i zi!
- Ahahaha,... ika unë e nuk mund të merrem me ty!
Në rrugët e qytetit njerëzit lëvizin andej e këtej dhe nuk duan t’ia dinë për asgjë tjetër, përveçse halleve të tyre. Me pamjet e tyre krejt të ndryshëm njëri nga tjetri, duken sikur nuk shkelin në të njëjtën rrugë, por kanë ardhur nga vende të ndryshme. Kjo bashkëjetësë midis tyre është e largët, sa edhe interesimet.
- Hajde turmë, hajde! Mezallah se të hapin rrugë!– thotë një i moshuar nëpër dhëmbë në mes të rrugës.
Por, kjo jeta shoqërore në çdo cep të botës, në çdo qytet të prapambetur apo të moderuar, është e njëjtë. E njëjtë është edhe specia njerëzore. Nuk i ndahet grumbullimit nëpër sheshe. Nuk harrojnë të parakalojnë njëri-tjetrin nëpër trotuare. Dhe jeta e përditshme është po e njëjtë për secilin prej tyre.
- Hej, prit! Ti, ti, eja pak këtu! – i thotë sërish i dashuruari pas diellit një kalimtari të rastësishëm.
- Çfarë ke?
- Dua të të tregoj diçka! Ngrije kokën atje lart, a sheh gjë?
- Jo! Çfarë duhet të shoh?
- Më parë pashë një lëvizje me dy ngjyra, bardh e zi. Por miku im nuk më besoi. Iku dhe më la. Por unë nuk do të lëviz që këtu, derisa ta marr vesh se çfarë është.
- Unë nuk shoh gjë, vëlla! Kushedi çfarë deliresh të kanë zënë!
- As ti nuk më beson? Largohu atëherë! – thotë dhe kryqëzon duart e tij burri dhe shikimin e mban atje lart, sikur të ishte duke përgjuar.
Nga kjo bisedë me zë të lartë, kalimtarë të tjerë bëhen kuriozë dhe bashkohen me vëzhguesin e kullës.
- Kë po vrojton? – e pyet një kalimtar tjetër.
- Majën e kullës së Sahatit! – i përgjigjet ky rëndshëm.
- Përse?
- Dikush është atje, por askush nuk e sheh, veçse unë.
- Si ka mundësi që vetëm ti e sheh?
- Nuk e di! Ka diçka që vetëm unë duhet ta di, ndoshta?
- Ehhh, ti qenke i lojtur! – shton një tjetër kalimtar.
- Megjithatë, të gjithë jeni kuriozë ta dini! Shikoni! Keni ndaluar dhe po qëndroni bashkë me mua!
- Ndoshta budallallëku yt na bëri të ndalim hapin. Por, po të lemë të qetë atëherë, vazhdo vëzhgimin tënd!
- Mund edhe të qëndroni. Kështu më ndihmoni të gjej se çfarë është ajo atje që lëviz, që duket e zhduket, dhe herë i bardhë herë i zi!
Në atë çast kalojnë një grup grash, të moshuara.
- Ç’ka ndodhur, bir,që po qëndron si roje?
- Nëna, hajdeni pak këtu, pranë meje! Kam që në mëngjes që vëzhgoj dikë që lëviz atje lart, por nuk e di kush mund të jetë. Të jetë ndonjë punëtor, nuk është e mundur, sepse askush nuk është ngjitur deri atje lart. Shkallët e kullës janë të shkatërruara.
- Bir, kjo që po thua më duket e çuditshme!
- Dëgjo, mund të jetë një engjëll! Kushedi, Perëndia na e ka sjellë për të na mbrojtur shtëpitë, fëmijët dhe jetët tona!
- Jooo, ç’thua?
- Po, po, plakat u besojnë këtyre gjërave. Mund të jetë vërtet i tillë!
- Moj, nënë, ai njëherë është i bardhë, e njëherë është i zi! A e ndryshon ngjyrën Engjëlli?
- Ohhh, mund të jetë Djalli, atëherë! - shton gruaja e dytë duke vënë dorën strehë për të larguar rrezet e diellit me qëllimin për të vëzguar më qartë pamjen.
- Djalli? Çfarë po thua! – e kundërshton gruaja e parë të dytën.
- Unë them që janë të dy bashkë! – e konfirmon burri.
- Përse e mendon këtë?
- Sepse, në një çast del i bardhë e një çast tjetër i zi!
- Ohhh, na ruajtë Perëndia mendjen! Si ka mundësi që të jenë të dy sëbashku?
- Nuk e di nëna, atë po përpiqem të zbuloj!
Përveç këtij grupi të vogël vëzhguesish, në trotuarin pranë kullës kishte ndaluar një grup më i madh njerëzish. Të gjithë duke vërejtur majën e saj ndërronin duart herë pas here, që të largonin rrezet e diellit që shkëlqenin fort mbi majë.
- Po tani, a e patë? Sapo kërceu dhe u zhduk sërish!
- Ku? Jooo! - thanë të gjithë. - Po këtë radhë çfarë ngjyre ishte?
- I kishte të dyja ngjyrat njëherazi! Bardhezi, më kuptoni?
- E tmerrshme! – thanë gratë.
- Ohhh, një gjallesë e re qiellore! – psherëtinë të tjerë.
- Jo, jo! Është Engjëlli që hiqet si Djall! – shtoi dikush tjetër.
- Ose Djalli që hiqet si Engjëll dhe do të luajë me ne!
- U bëmë lëmsh tani,... kush është ky i flamosuri që na mblodhi këtu?
- Por, përse duhet ta shohësh vetëm ti, or mik, dhe ne jo?
- Në të besojmë vetëm ty tani, por vetë asgjë nuk shohim!
- Ju pengon dielli që nuk e shihni?
- Nuk ka mundësi! Ti duhet të jesh ndonjë njeri i veçantë që të është dhënë kjo ngjarje dhe po na e tregon të gjithëve.
- Bir, po tani çfarë po ndodh? – e pyet me kuriozitet të pamasë gruaja e parë.
- Nëna, ai bardheziu po qëndron atje e po na vëzhgon të gjithë ne!
- Si?... Po na vëzhgon?
- Po, është ulur këmbëkryq dhe po na sheh të gjithëve! Ja, i hapi krahët e u shtriq. Siç duket i pëlqeka shoqëria jonë!
- Oh, Perëndi! Engjëlli-Djalli po na vëzhgon! Duhet të na vijë ndonjë mbarësi apo fatkeqësi në qytetin tonë?
- Por mund të jetë edhe Djalli- Engjëll. Ç’kuptim do të ketë e gjithë kjo?
- Në plakat besojmë se, po të jetë Ëngjëll, një ngjarje e mirë do të ndodhë midis nesh. Por, nëse është vërtetë Djalli, atëherë duhet të ruhemi nga të ligat.
- Sa gjë e çuditshme! Nuk më ka ndodhur asnjëherë të përballem me një ngjarje të tillë! Kemi gati tërë ditën këtu që po merremi me këtë Njeri – Engjëll – Djall, dhe nuk po nxjerrim asnjë rezultat! – shtoi një i moshuar tjetër dhe ndezi një cigare.
- Por, edhe ai qenka qen bir qeni! Është akoma atje dhe rri e na vëzhgon të gjithëve! Nga pamja duket si njeri, por se ç’ka një të veçantë që nuk e kuptoj dot! Veç, jam i bindur që njeri si të gjithë ne nuk është!...
- Por, si të duket, na e përshkruaj! Je i vetmi që e sheh! Të paktën na informo për pamjen e tij.
- Nuk di si t’jua përshkruaj! Është si diell në flokë, i verdhë. I shëmtuar në fytyrë. Bardhezi në trup. Ju ndihmon kjo?
- Ju thashë që është Engjëll! – shtoi gruaja e parë.
- Joo, Engjëlli nuk është i shëmtuar! Është Djalli! – shton e dyta.
- Sa gjë e rrallë!
- Po tani që dielli iku e u shpërngul, a e shihni?
- Jo, aspak! E njëjta pamje është për ne! Kulla bosh!
- Nuk e shihni se si ngërdheshet në fytyrë? Më duket se po luan me ne!
- Ahhh!... Na u bëftë kurban! Na mbajti tërë ditën këtu në këmbë dhe ngërdheshet me ne! – ndërhyri njëra nga gratë.
- Na dashka këtu nëna!
- Qenka i çuditshëm ai!
Të gjithë duke u ngrysur me ditën bëjnë lëmsh gjithë ngjarjen dhe asgjë nuk nxjerrin në dritë. Ndërkohë, kthehet miku i zbuluesit të asaj qenieje. Pasi e sheh mikun e tj sërish aty ku e kishte lënë që në mëngjes, vëren që, bashkë me të, turma është dyndur poshtë kullës, mbi trotuar, dhe flasin me zë të lartë. Qesh me vete dhe u afrohet.
- Hej, miku im, këtu qenke akoma? Nuk ke lëvizur?
- E sheh? Ti nuk më besove për atë dyngjyrëshin atje lart! Pa shih, sa njerëz të tjerë më kanë besuar dhe janë bashkuar të gjithë me mua.
- Ah, vërtet? – pyet miku i tij dhe kthehet nga turma.
- Po, u besojmë fjalëve të tij, edhe pse vetë nuk arrijmë ta shohim! – folën të tjerë.
- Ahahahaa!...
- Përse qesh mik?
- Si, e harrove?
- Çfarë mik!
- Ti je i çmendur! Je i lojtur! I rrjedhur! Ti ke një vit në spitalin psikiatrik dhe një ditë që të nxorra shëtitje në dritën e diellit mes qytetit, more me vete një mori njerëzish!
- Çfarë?... Si?... – pyetën njëherazi njerëzit e turmës.
- Po, o miq! Miku im është delirant dhe nuk mban përgjegjësi për këto çfarë thotë e bën! Edhe ju i besuat asaj gjëje atje lart?
- Perëndi, na ruaj mendtë e kokës se u çmendëm dhe ne pas tij me Engjëll-Djallin! – shtoi gruaja dhe bëri shenjën e kryqit në trupin e saj.
- Ikim, ikim se na mori i çmenduri me vete! – thanë të tjerët dhe u larguan me vrull sikur një bombë do të shpërthente në mesin e tyre.
- Je i kënaqur tani, o mik? – e pyeti të çmendurin miku i tij.
- Jam i lumtur, miku im! Se nuk jam vetëm unë i çmenduri në këtë qytet! E pe vetë sesa të tjerë tërhoqa pas vetes?!
- Ikim tani se pas pak mbyllet porta e spitalit! Nuk do të të lejoj më që të hardallosesh me deliret e tua, duke përfshirë dhe të tjerët.
- Jam shumë i lumtur, miku im! Por, në të vërtetë nuk arrita ta përcaktoj se çfarë ishte ai atje lart: Engjëll apo Djall?
- Ishte një i çmendur, njësoj si edhe ti, miku im!...
e premte, 23 tetor 2009
Udhëtoj i vetëm

Tregim
Jonida Roli
Hapa derën kryesore të apartamentit të saj dhe bëra disa hapa. Në një çast, ajo doli nga dhoma dhe me një buzëqeshje të ëmbël m’u vërsul në krahë. I mora erë flokëve të saj duke hapur flegrat e hundës dhe aroma e tyre më trullosën. Më pas, i lëshova krahët e saj nga të miat dhe i fola lehtë:
- Do të nisem pasdite, Irena. E kam prerë tashmë biletën.
- Por, e kishim biseduar që do e harronim këtë udhëtim, – më tha dhe u vrenjt në vetulla.
- E di, e di këtë, por ndryshova mendje. Ky udhëtim është i rëndësishëm për mua. Të lutem të më kuptosh!
- Nuk mundem, Isak! Po e shkel tashmë fjalën tonë. E biseduam gjatë që do i vinim kapak këtij udhëtimi e ti më thua që sot pasdite do të nisesh!
- Do të kthehem shumë shpejt!
- Që do të kthehesh shumë shpejt e kam të qartë, por se ç’kam një parandjenjë...
- Ç’lloj parandjenje, Irena?
- Nuk arrij ta kuptoj, nuk di të ta përcaktoj, por di vetëm që më ngacmon brenda meje.
- Mos u beso këtyre gjërave, e dashur. Unë do të nisem, do të mbaroj ato punë për të cilat po shkoj dhe do të jem sërish në këtë vend, ku po gjendemi në këto çaste, së bashku. Je dakort, Irena?
- Nuk di ç’të të them më, Isak. Nuk dua që të shkosh. Ose, përse nuk më merr dhe mua me vete?
- Jo, jo, nuk është mendim i mirë ky!
- Atëherë, shko! Shko dhe mos harro të kthehesh sërish tek unë!
- Të premtoj, Irena!
Ashtu siç hyra, dola. Por këtë herë edhe mua më ishte krijuar një boshllëk në stomak. Ndoshta ngaqë do e lija atë vetëm ose ajo më kishte ngarkuar me emocionet e saj. Nuk i kushtova shumë rëndësi dhe vazhdova rrugën time që tashmë kisha nisur.
Në aeroport, ndërsa po kaloja bagazhet e mia, papritur, para fytyrës m’u shfaq një djalë me një pamje të frikshme. Por, pasi e vërejta me vëmendje, nuk dukej më i frikshëm, por ishte më tepër si një narkotik, i palarë dhe i parruar. Kapërceva chek-in - in dhe u drejtova për në korridorin e ngushtë. Ajo pamje më ndiqte nga pas. Zvogëlova ritmin e hapave dhe në heshtje dëgjoja ato të tijat që më ndiqnin në distancë. Më në fund gjendem në bordin e gjerë të avionit, të mbushur me pasagjerë të tjerë. U çlirova dhe mora frymë thellë, sepse në të vërtetë më frikësoi disi ajo përndjekje. Avioni për në Paris u nis dhe unë fillova të mendoj proçedurat dhe takimet që duhet të bëj atje. Dhe, pasi të mbarojë gjithçka këtu, do të kthehem pranë Irenës dhe do i jap një drejtim përfundimtar jetës sime me të. Do të ndërtoj një jetë normale. Është hera e fundit që bëj udhëtim i vetëm. Nuk më pëlqejnë dhe as më shijojnë më në vetmi. Kësaj radhe nuk mund t’i shmangesha dot, por gjërat do të ndryshojnë. Me kokën plot mendime, nuk e kuptova që koha kishte rrjedhur dhe pas pak do të uleshim në pistën pariziene.
Mbaroj proçedurën rutinë aeroportuale dhe më në fund gjendem jashtë saj. Fatmirësisht, pranë më gjendet një taksi dhe i bëj shenjë të më afrohet. Sapo hipi në atë makinë, në cep të trotuarit, pranë meje, shfaqet sërish pamja e atij djaloshit narkotik. “ Po ky, ç’dreqin bën këtu!Unë jam në Paris tani, më ka ndjekur nga pas?!”- mendoj me vete i hutuar dhe zhytem më thellë në poltron, ndërkohë që i them shoferit të niset. Makina lëviz dhe i afrohemi atij. E shoh me vëmendje pamjen e tij të heshtur, por edhe ai më ngul sytë përtej xhamit, i palëvizur.
“Oh, Perëndi! Ç’do të thotë kjo?! Ai mund të më njohë, ç’lidhje ka kjo tani?! Ndoshta është rastësi, mund të jetë pasagjer si unë, ose ndoshta i kujtoj dikë e më përndjek pa ndonjë qëllim, ehhh!...” – i them vetes, por nuk gjej dot një përgjigje ta shpjegoj situatën, kështu që dorëzohem ta lë pa përgjigje dhe mendoj për punët e mia. Bie telefoni në xhepin tim dhe Irena ma zhduk menjëherë këtë ndjenjë ankthi që më kishte kapur.
Pas shumë vërdallosjesh , mbaroj disa punë dhe tashmë është bërë darkë. Kthehem në hotelin ku jam akomoduar. Para se të ngjitem lart në dhomë, mendoj të hyj për disa çaste në lokalin e katit të parë. Por, sapo hedh këmbën e parë në pragun e saj, atje tej, në gjysmë dritë dhe pranë barit, më shfaqet sërish ajo fytyrë, ai narkotiku. Këtë radhë marr guximin dhe me vrull i shkoj pranë.
- Kush dreqin je ti? – i them duke i lëshuar frymën e rëndë para fytyrës dhe e zë për xhakete.
Ai nuk flet por vetëm më vëzhgon thellë në sy.
- Përse nuk flet? Më kupton? E kupton gjuhën time apo di vetëm të ecësh e të më ndjekësh?
Sërish heshtje. Këtë herë e zë nga krahu dhe e mënjanoj duke e shtyrë që të më largohet. Për çudi ai bën rezistencë dhe qëndron në vend.
- Ç’dreqin kërkon nga unë? – i them në formë kërcënimi në veshin e tij të djathtë.
- Ty! – më thotë.
- Ah, fliske atëherë! Dhe më kupton shumë mirë! Edhe një herë po të pyes: ç’kërkon nga unë që më përndjek kudo ku unë shkoj?
- Dua të hakmerrem për diçka, duke të ta bërë jetën ferr! Ti ke dikë që më përket mua. Ajo është vetëm e imja dhe së shpejti do të ta marr! – përgjigjet ai.
- Ku do të dalësh? Kush është kjo "ajo"? - e pyes i irrituar.
- Irena! - më përgjigjet i qetë.
- Si? Ç’ishte kjo? Je gjë i çmendur që më kërcënon kaq haptazi në jetën time? – e pyes, por nuk marr më përgjigje, sepse sapo unë hedh sytë në një tjetër pikë të lokalit, ai ishte zhdukur.
Turbullohem krejt dhe fryma tashmë më rëndon më shumë sesa veshjet që kam mbi trup. Ngjitem për në dhomën time me vrull dhe mbyll derën me çelës. Jam i sfilitur dhe gjëja që kërkoj më shumë është një gjumë i qetë dhe i rehatshëm.
Në mes të natës ngatërrohem midis ëndërrës dhe realitetit. Më del gjumi i trembur dhe ngrihem. Jashtë dhomës dëgjoj një zhurmë të lehtë dhe kollitje. Ndoshta janë klientë të tjerë që kalojnë nëpër korridor. Ngrihem në këmbë dhe shkoj nga dritarja. Ajo është gjysmë e hapur dhe perdja fluturon jashtë saj. Unë nuk e kam hapur atë! Atëherë, ndez dritën dhe hedh sytë përqark. Ndez një cigare dhe tashmë gjumi është zhdukur. Nata kalon dhe unë qëndroj duke bluar në mendje i ulur mbi shtrat.
Në mëngjes herët më telefonon sërish Irena.
- Isak! – më thotë ajo zëprerë.
- Po, Irenë, jam mirë, pas pak do të dal të mbaroj dhe punët e fundit e do marr avionin e parë të kthimit.
- Dakort, Isak, por duhet të të them diçka tjetër!
- Çfarë është? – pyes i hutuar.
- Mbrëmë në shtëpinë time ka ndodhur një lëmsh, ohhh, nuk di nga t’ia filloj, dikush ka hyrë në shtëpinë time dhe ka kthyer gjithçka përmbys. Për fat të mirë unë nuk kam qenë këtu, por kam ndenjur tek prindërit e mi...
- Çfarë?! Si? – e pyes i hutuar.
- Dua të di në ka ndonjë gjë që të shqetëson ty, apo ndonjë gjë që kërkojnë nga ti, sepse unë nuk besoj të jem ndonjë problem.
- Irena, po ndodh diçka që nuk po e kuptoj. Edhe unë jam i shqetësuar, por nuk di të jap një zgjidhje.
- Unë do të qëndroj tek prindërit e mi derisa ti të kthehesh Isak, por bëj kujdes. A të pata thënë që kam një parandenjë të çuditshme për këtë udhëtim? Tani që je larg, e bën më të vështirë gjendjen.
- Rri e qetë Irena, sonte do të kthehem. Do e zgjidhim bashkë këtë çështje.
- Dakort! Po të pres atëherë.
Marr gjërat e mia dhe largohem menjëherë nga hoteli. Sapo dal në trotuarin e gjërë për të pritur një taksi, papritur një makinë e zezë vjen pranë meje dhe me një shpejtësi marramendëse ngjitet mbi trotuar dhe më përplas. Rrëzohem shakull në tokë. Pas një çasti shoh shumë koka njerëzish mbi mua dhe më pas humbas ndjenjat.
Zgjohem dhe e gjej veten në spital të lidhur me tuba nëpër krahë.
- Sa është ora? – pyes.
- Tre e pasdites! – përgjigjet një infermiere.
- Nuk duhet të qëndroj këtu! Duhet të ngrihem, të marr avionin e të kthehem në vendin tim! – them dhe përpiqem të çlirohem.
- Jo, ti nuk mund të lëvizësh! Nuk thua shyqyr që je gjallë? Me tërë atë përplasje mund të kesh probleme celebrale, – më kthehet infermierja dhe më shtyn me forcë trupin për t’u shtrirë sërish.
- Ti nuk kupton! Duhet patjetër të largohem nga këtu. Më pret e fejuara në shtëpi dhe mund të jetë në rrezik.
- Ti nuk po kupton! Nuk mund t’i hipësh avionit në këtë gjendje!
I gjendur i pashpresë për të lëvizur, marr telefonin dhe formoj numrin e Irenës. Menjëherë më përgjigjet e ëma e saj.
- Isak! – më thotë me zë të dëshpëruar.
- Ku ndodhet Irena? Dua të flas me të!
- Isak, Irena ka që në mëngjes që s’është kthyer. E dërgova unë për një porosi, por nuk ka ardhur. Telefonin e ka lënë këtu dhe nuk di se si të kontaktoj me të.
- Ç’do të thuash që nuk ka ardhur akoma? Duhej të ishte kthyer, apo jo?
- Po, më tha se do të kthehej shpejt, gjë që akoma nuk e ka bërë. Ku ndodhesh Isak, jam e frikësuar, pastaj shtëpia e saj sot në mëngjes....
- Unë jam akoma në Paris, madje në një spital. Më kanë përplasur që në mëngjes me një makinë në trotuar. Nuk di si të veproj, nuk mund të ngrihem dot të marr avionin e të nisem direkt!
- Isak, ç’po ndodh?
- Nuk e di, as nuk e kuptoj!
- Atëherë, po lajmëroj policinë. Ti qenke larg akoma.
- Menjëherë! Lajmëro menjëherë policinë!
Mbyll telefonin dhe më krijohet një marramendje dhe sërish humbje të ndjenjave.
Zërat e dy infermiereve më zgjojnë të nesërmen në mëngjes. Brof menjëherë dhe përpiqem të ngrihem në këmbë, por duart e tyre më mbërthejnë që të mos lëviz.
- Ju nuk kuptoni! Duhet të largohem menjëherë! – u them.
- Jo, ti nuk do shkosh gjëkundi! Je shumë i dobët, mund të rrëzohesh në rrugë! – më thotë njëra dhe më shtrëngon njërin krah që të lidhë sërish tubat që sapo i kisha zbërthyer.
- Je i trembur! – shton infermierja tjetër.
- Unë nuk i përkas këtij vendi. Jam i huaj dhe duhet të kthehem në vendin tim. Koha nuk pret! – i shpjegoj, por vërtet jam aq i dobët në rezistencë fizike saqë edhe fjalët më krijojnë lodhje.
Zgjatem pak dhe tërheq telefonin. I telefonoj Irenës. Asnjë përgjigje. Tentoj sërish. Sërish asnjë përgjigje. “ Ku jeni” – mendoj me vete. Marr frymë thellë dhe përsëris thirrjet. Sërish asgjë. E hedh telefonin te këmbët e mia dhe zgurdulloj sytë. Tek dera më shfaqet sërish pamja e narkotikut. Nuk arrij ta kuptoj nëse është haluçinacion, apo ai është vërtet aty.
- Infermiere! Infermiere! – thërras me aq zë sa më lejonin fuqitë.
Por, ato sapo kishin ikur dhe do të ndërronin turnin.
Vrojtoj sërish nga dera dhe figura e tij më është turbulluar. Nuk shoh qartë dhe nuk kuptoj më nëse është pikërisht ai apo diçka tjetër që më ngatërrohet në mendje.
- Kush je? Kush dreqin je ti? Çfarë kërkon nga unë? Pse nuk përgjigjesh? – e pyes, por pa marrë asnjë përgjigje.
Ndërkohë, ndjej dhimbje të tmerrshme të kokës dhe hundët njomen me gjak. Shikimi më turbullohet dhe me vështirësi shtyp butonin e urgjencës. Në një frymë vrapojnë drejt meje tre infermiere të tjera dhe i ulërijnë njëra-tjetrës për të vepruar me shpejtësi mbi trupin tim.
- Dua të shkoj te Irena! Duhet të nisem për tek ajo! Duhet ta kisha dëgjuar atë kur më tha që të mos e marr këtë rrugë të mallkuar! Më ndihmoni të shkoj tek ajo! Më ngrini, më ngrini nga shtrati! – u them tre infermiereve me zë të mekur dhe të ngaldatë, ndërkohë që ato merren me mua dhe i flasin njëra tjetrës.
Bip-i i përsëritur i aparatit sipër kokës sime më çjerr në tru dhe ndiej se një pjesë e madhe e fuqive të mia po merr arratinë. Zë njërën dorë të infermierës që më ndodhet pranë dhe e shtrëngoj. Mbyll sytë rëndshëm dhe kuptoj se mendja ime po fillon të zbardhet si një letër formati dhe jeta reale po shndërrohet vetëm në një pamje hijesh dhe pakuptimshmërie.
" Ky është fundi im!" - mendoj dhe lëshoj trupin.
Abonohu te:
Postimet (Atom)