Teksa të gjithë ne jetojmë të përditshmen, brenda një guaske të ndërthurur problematikash sociale të vendit tonë, bashkëjetojmë me ngjarjet që na serviren nga mediat tona të respektuara, duarartët e të cilave, bëhen copash për të arritur majën e Everestit të punës së tyre. Mjafton të shtypim butonin “On” të televizorit dhe para syve e veshëve tona shfaqen vetëm kronika. Kronika të larmishme politike; sharje, ofendime, mungesë dialogu, labirinte çorientuese dhe pavijueshmëri zgjidhjesh. Të pafundme! Vetëm politika është në plan të parë në shoqërinë tonë në çdo cep ku gjendemi. Ajo, e cila duhet të ketë më pak rëndësi në jetën tonë të përditshme, në të kundërt, thuajse jetojmë vetëm për to. Gati-gati edhe vetes po i mbush mendjen se ky çorapllëk politik vjen jo vetëm nga paaftësia e theksuar, por qëllimisht që, shoqëria jonë të zhytet thellë në këtë kaos dhe t’i mbajë sytë vetëm tek ata persona VIP që janë aktorë atje lart, në shkallaren e politikës !
Por, midis emrave X, Y dhe zerove të shumtë politike, ja një kronikë ndryshe, ja edhe një tjetër që vijon pas saj. Dhe kjo kronikë është akoma më e rëndë sepse mban kryetitullin: Filani-ja kreu aktin e vetëvrasjes!
Një akt çmenduror! Vetë i dytë. Një vajzë-nënë e re, me fëmijën e saj në krah hidhet nga lartësia e ballkonit, akoma pa lindur dielli. Psikologjikisht, mund të përcaktohet delirant ky veprim i të gjorës, por diçka brenda koishencës së saj e shtyu ta vinte veten në një provë përfundimtare. Një tjetër viktimë brenda një kohe shumë të shkurtër; një fëmijë 13-vjeçar lidhet pas një rripi sigurimi automjeti dhe i jep fund vetes me varje. Kjo është e tmerrshme për një fëmijë. Po çfarë e shtyu ta kryente këtë veprim?! A ishte në gjendje ai të përckatonte në vetvete se kjo jetë nuk vlen për të dhe një dyzim i largimit në këtë formë brutale është i vetmi shpëtim?
Po ç’është vetëvrasja? Nga buron ky mendim makabër që qëndron i fjetur thellë në sub-ndërgjegjen e secilit prej nesh!
Për studiuesit, vetëvrasja ka qenë gjithmonë një enigmë. Të folurit me vete është një prej instinkteve më të forta njerëzore, kështu që shtysa për t‘i dhënë fund jetës duhet të jetë edhe më e fuqishme. Por cila është ajo gjë që e provokon? Një shekull më parë, sociologu E. Durkheim dhe psikanalisti S. Freud dhanë dy shpjegime të ndryshme për problemin në fjalë. Durkheim e lidhi vetëvrasjen me faktorë shoqërorë si paaftësia për t‘u integruar në shoqëri, ndërsa Frojdi, dyshonte për faktorët që lidheshin me instinktin, veçanërisht me atë që quhej instinkti i vdekjes. Disa shpjegime të mëvonshme, u përqendruan tek elemente të tjera si depresioni, ankthi, dëshpërimi dhe dhimbja emocionale. Përveç dëshpërimit dhe depresionit, janë edhe dy shkaqe të tjera që të çojnë drejt vetëvrasjes. Zakonisht kjo ndodh kur personi në fjalë mendon se është një barrë për të tjerët dhe në të njëjtën kohë ndihet i izoluar. Por asnjëri prej këtyre faktorëve nuk i përgjigjej në mënyrën e duhur pyetjes: pse disa persona i japin fund jetës dhe disa të tjerë që janë në rrethana identike, nuk e bëjnë?
Një tjetër koncept sipas Freud, është pavetëdija, e cila është shumë e lidhur me paramendimin e vetëvrasjes, është një faktor i cili quhet “ngatërrestari” brenda koishencës dhe subkoishencës tonë. Vetëdija dhe pavetëdija ecin paralel në jetët tona, por ne nuk i japim rëndësinë e duhur që të reflektojmë mbi këtë koncept. Të gjithë rendim në përditshërinë tonë, përpiqemi të plotësojmë të nevojshmet e ndonjëherë dhe tepricat që na ofrohen, por shumë rrallë, ulemi të reflektojmë mbi qenien tonë njerëzore, kaq të brishtë. Dhe kjo është shumë e theksuar sidomos në jetën tonë të përbashkët shqiptare.
Ky fenomen është i pranishëm në të gjithë rruzullin tokësor, përfshirë edhe ato shtete e shoqëri që kanë arritur majat e tyre të jetesës. Por,çtë themi për ne: shoqërinë shqiptare. Në kohën e sistemit komunist, ky fenomen përkthehej në një lluks, pra të vetëvriteshe, përbente një lluks të madh. A mos vallë, edhe pse mënyra e jetesës ishte nën limitet e normales, respekti dhe koncepti ndaj jetës, ishte tepër i lartë!? Apo sipas shprehjes popullore: “Frika ruan vreshtin” rrënjoset thellë tek shoqëria në të gjitha vendet e sistemit komunist dhe kjo ka ndikuar pozitivisht, për rrjedhojë, një përllogaritje të papërfillshme mbi çështjen e vetëvrasjes!
Ndërsa sot, që jemi një vend DEMOKRATIK, në një sistem ku secili nga ne është: “vetë Ali dhe vetë Kadi”, në shtëpinë dhe përtej pragut të tij, problematikat më të mëdhaja dhe fenomenet e çuditshme, kanë marrë një rrugë të gjerë. Nëse me termin Demokraci, populli shqiptar nënëkupton “liri në të menduar e në të vepruar”, atëherë edhe fenomeni i vetëvrasjes bën pjesë në listën e shumtë të kësaj lirie. Ky është problemi, ndër të shumtat e të pafundmet probleme që shoqëria jonë përballet çdo ditë. Por cila mund të jetë më e mundshmja e zgjidhshme! Si mund të lehtësohet? Së pari; a zotërojmë ne në tërësi një edukatë dhe kulturë vetjake e individuale ku, përcaktimi i jetës përbën një koncept më të gjerë sesa thjesht të jetosh të përditshem në mënyrë të verbërt dhe të pakuptimtë? E dyta; a jemi të aftë dhe të përgatitur ne shoqëria shqiptare që vorbullën e zezë të mbijetesës ta kapërcejmë me optimizëm dhe me dëshirën për të ndryshuar dhe jo për ta mbyllur me një veprim të vetëm? E treta; a janë prindërit në çdo familje të përgatitur për të gjitha faktorët që huazohen nga të dëgjuarit apo të para nga skenat e dhunshme mediatike tek fëmijët, e më pas, ata më të dobëtit dhe më pak të përgatiturit, bien pre e këtij shembulli, qorrazi? Sa të përgatitura janë familjet tona që depresionin ta luftojnë në formën më të mundshme, të paktën duke kërkuar ndihmë tek institucionet përkatëse? Dhe nga kjo e fundit më lind pyetja: A ka institucione shtetërore apo private qofshin, të niveleve profesionale të cilat, duhet të merren përkatësisht me këtë kategori të “sëmurësh” sociale, për t’u dhënë ndihmën e parë me qëllimin mbrojtjen e jetës së tyre? Dhe së fundmi; sa rol luan shteti ynë, për të dhënë ndihmën dhe kontributin e tij parimor dhe social, ndaj këtij fenomeni?
Një kaos! Një kaos i vërtetë na rrethon! Por, dikush duhet të ulet dhe të japë përgjigjet aq jetike, shoqërisë tonë të çrregullt. Nëse nuk marrim përgjigje, atëherë duhet ta fillojmë tek vetja. Nëse jo, çfarë mbetet? Vetëm të ngulemi para televizorit dhe të vazhdojmë të dëgjojmë lajmet pa na vrarë aspak ndërgjegja mbi ato çfarë dëgjojmë!
Botuar ne periodiket.
e martë, 19 korrik 2011
Don Kishotët dhe mullinjtë e erës
Jo më larg se sot, një rast qesharak më ka lënë pa fjalë nga një mike e cila më ftoi për bisedë. Më tha se kishte dëshirën e mirë që të regjistrohej për në universitet, por ishte në dilemë për përcaktimin e degës në të cilën do të ndihej më komode. E dija mirë që në zemër kishte profesionin e gazetarisë dhe ia sugjerova menjëherë. Rrudhi vetullat pak çaste e më tha:
“Jo! Në asnjë mënyrë!”
U habita nga reagimi.
“Nuk dua të përfundoj duar më duar për të gjetur një vend pune nesër! Për çfarë do më vlejë ky universitet atëherë?”
A ka të drejtë apo jo, ajo kishte opinionin e saj në lidhje me ushtrimin e këtij profesioni. Gjithashtu, është e vetëdijshme se çdo profesion sot në këtë vend, behet edhe në mënyrën që ajo i frikësohej sepse, tashmë kjo lloj “kulture moderne” është shndërruar në një pushtet më vete. Por, ç’po ndodh me gazetarinë sot? Me shtypin e lirë?
Famtirësisht, në këto 20 vite tranzicion kemi pasur një larmi mediatike. Pak, sa mund t’i numëroj me dy gishta, prej të cilave kanë bërë boom-in e tyre profesional, të tjera kanë pasur fatin e keq të mbeten në hije dhe të plogësht. Të paktën kështu duken në pamje të parë, por ç’ndodh në të vërtetë brenda këtyre institucioneve, mediave apo shqypit, vetëm gazetarët, personeli staff e të tjerë e dinë të vërtetën. Për të bërë punën, duhet të mendohen duke u rrotulluar 360 gradë përqark vetes, me frikën se pena dhe mendimi mund të cënojë eprorin, hallkat e tjera përtej pozicionit të eprorit, e pafund. Ku është liria në këtë mes!? Fatmirësisht Shqipëria disponon një piedestal të vogël të gazetarëve të mirëfilltë por mullinjtë e erës e kanë forcën e gravitetit më të fortë sesa vetë ideali për të cilën kanë studiuar e luftuar në fillesën e profesionalizimit. Dhe kjo nuk vjen aspak me dëshirën e askujt porse, është vetë koncepti i krijuar tashmë i zënë kallo. Ashtu siç gazetarët, reporterët, analistët të cilët nëpër korridore e kafene më shumë po shndërrohen me termin “llafazanët”, po keqkuptohen gjithnjë e më tepër në pasqyrimin e vërtetësisë së këtij profesioni aq të bukur dhe luftarak.
E vërteta është se, Shqipëria ka një mungesë të theksuar të gazetarisë, medias dhe shtypit të lirë të një historie të thellë e të largët. Të bërit gazetari, që unë e dua dhe quaj tepër fisnik, ka mangësinë e të së kaluarës. Çfarë vallë mund të quajmë në leksion universiteti; historik të gazetarisë, kur ajo nuk ekziston? Një historik mund të quhet vetëm atëherë kur, mbi 80 vjet eksperiencë, është ngritur një kupolë prej profesionistësh të cilët kanë ndërtuar vërtet në mënyrë të kënaqshme pushtetin e tyre, pra pushtetin e katërt siç quhet. A e ka Shqipëria këtë fortesë? Këtë kupolë të ngritur me bazë intelektuale –gazetarie e cila jo vetëm ka ushturar dhe ushtron këtë profesion në të gjitha aspektet dhe nëndegët e saj, por mbron me ligjet e ndërtuara nga vetë kjo kupolë të gjithë anëtarët e saj dhe, duke mbrojtur këta anëtarë, ajo mbron vetë konceptin e punës dhe mirëqenien e saj. E vetmja media shtetërore përkatësisht, RTVSH, e cunguar, cënuar dhe çensuruar nga qeveria diktatoriale, nuk mund të jetë aspak shembull për gazetarinë tonë, aq më pak të quhet kontribuese e historikut të gazetarisë, meqë lënda bazë pra “Liria” ishte e para që mungonte me pahir. Shumica e mediave erdhën dhe u ngjizën nga persona pak të njohur ose nga hiçët. Të ngrije të media ishte të investoje paratë e tepërta që të vinin vërdallë nëpër xhepa. Këta ishin investitorët privatë, të panjohur, por me dëshirën në këtë fushë, thjesht me idenë e nisjeje të re. Të paktë janë ata të cilët kanë fatin të ecnin kokëlartë, por shumë shpejt në kohë, kanë rënë këmbanat e një tjetër faktori shqetësues, ai ekonomik i investuesve, të cilët, po trajtojnë “punonjësit” e tyre të njohur a të panjohur si ashkë për të mbijetuar. Dhe sërish, këmbanat janë duke rënë se, së shpejti investuesit privatë, do të acarohen akoma më shumë nga kriza ekonomiko-financiare dhe e vetmja mënyrë për të mos çuar deri në falimentim atë që kanë mbajtur të gjallë prej vitesh, mund të bëjnë shit-blerje tek pushtetet më të lartë se vetja, bashkë me stafin brenda saj, njësoj siç shit-blihen dhe futbollistët në kampet e ndryshme. Dhe pikërisht këtu shoh një përputhje të dukshme me fatin e RTVSH dhe gazetave të kohës.
Kjo është zanafilla ku gazetaria jonë, nuk ka një histori të mirëfilltë me themel, ka një të tashme të çoroditur e cila nuk po merret vesh se nga po u fryjnë mullinjtë e erës Por a ka menduar ndokush se cili është fati i saj në të ardhmen? Ose, a do të ketë vallë, meqenëse, edhe në universitet, numri i studentëve të gazetarisë po zvogëlohet gjithnjë e më shumë nga nami i keq apo mosdhënia e mundësisë?
Më thoni ju lutem në jam gabim, do të isha e lumtur!

Abonohu te:
Postimet (Atom)